Besa e Dobërdollit nuk ndalet në afatin kalimtar, teksa ka zyrtarizuar edhe transferin e radhës në këtë session të merkatos verore.

Pasi më herët zyrtarizoi portierin Kostadin Zahov, skuadra nga Dobërdolli ka prezantuar mbrojtësin Mexhit Nezirin i cili pritet të jetë vlerë e shtuar në repartin e mbrojtjes.
Neziri numëron katër tituj kampion ku së fundmi ariti të shpallet kampion në ligën e parë me Struga Trim Lum.
Në kampionatin vendor Neziri ka luajtur edhe për skuadra si Renova, Shkëndija, ndërsa në arenën ndërkombëtare ishte pjesë e ekipeve si FC Dacia (Moldavi) dhe Ventspils (Letoni).

