Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ishte pjesë e një konference për shtyp sot (e premte) një ditë para miqësores së tyre të fundit ndaj Austrisë, në përgatitje për EURO 2024.

Zvicra në përbërjen aktuale për EURO 2024 ka katër shqiptarë në skuadër, duke përfshirë Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Andi Zeqirin.
Duke nisur nga kjo, gazetari nga mediumi SRF e pyeti trajnerin, se a është tani një skuadër shqiptare.
“Në një moment, shqipa do të bëhet gjuhë kombëtare në Zvicër, gjuha e pestë”, tha me buzëqeshje Murat Yakin, teksa në një përgjigje më serioze a i tha: “Unë nuk bëj dallime. Jam rritur me njerëz nga kombësi të ndryshme. Në këtë gjeneratë kemi shumë lojtarë të mirë që vijnë si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. Në karrierën time kam pasur gjithmonë kultura të ndryshme.”
Zvicra është në grupin A në EURO 2024, ku përballet me Hungarinë, Skocinë dhe Gjermaninë.
Lista finale ende nuk është publikuar nga Yakin, ku njëri nga Andi Zeqiri apo Ardon Jashari rrezikon të largohet për Evropian.

