Bajern Mynih është identifikuar në dekadat e fundit me formacionin 4-2-3-1, me “arkitekt” Lus van Gal. Ish-trajneri holandez e fokusoi lojën te anësorët Franc Riberi dhe Arjen Roben, sikurse shërbimet drejt “pykës”.

Por në sezonin 2023-2024 lëndimet e shpeshta të Kingsli Koman dhe Serzh Gnabri nuk japin siguri në linjat ofensive. Sipas raportimet të “Bild”, thuhet se Visent Kompani do të ndryshojë rreshtimin te bavarezët. Revolucioni taktik përkon me sistemin 4-4-2, ku fokusi do të jenë dy qendërsulmuesit, e ku të gjithë topat do të shkojnë në adresim të tyre.
FORMACIONI – Në portë do të jetë i padiskutueshmi Manul Nojer. Linjat me 4 në prapavijë përbëhet prej De Ligt dhe Daier, të cilët formojnë “shtyllat” në qendër të mbrojtjes. Nga korsitë shfaqen Joshua Kimish dhe Alfonso Dejvis. Kompani i është përveshur punës, duke realizuar bisedime të drejtpërdrejta me mbrojtën kanadez, me qëllim bindjen për të vijuar në Mynih. Kuarteti i mesfushës i takon dy “regjisorëve”, fjala është për Aleksandër Pavloviç dhe Leon Gorecka. Nga krahët rreshtohen Guerreiro dhe Musiala. Sa herë që Xhamal është inkuadruar në anësore, ka rezultuar më i rrezikshëm në marrjen e krahut, si në asistime ashtu edhe forcën goditëse.

