Vincenzo Italiano është trajneri i ri i Bologna-s

Vincenzo Italiano është trajneri i ri i Bolognës. Sot u nënshkruan kontratat dhe u zyrtarizua marrëveshja.

Tekniku Italiano, pas dështimit të dytë në finalen e Conference League, dhe eksperiences së fituar në Firence me Fiorentinën, largohet për në Bologna, ku do të drejtojë një ekip të gatshëm për të luftuar të gjithë rivalët e saj në kampionat dhe Champions League.

Klubi i Bolognës ka bërë edhe njoftimin e lajmit: “Bologna Fc 1909 njofton se drejtimin teknik të skuadrës së parë ia ka besuar Vincenzo Italianos, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close