Myrto Uzuni u largua nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një ngarkese fizike, duke humbur pjesëmarrjen në miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë.

Ndonëse beratasi u bashkua me skuadrën dhe tentoi që të anashkalonte problemet fizike, një shqetësim në tendinën e Akilit bëri që të mos ishte i gatshëm për teknikun Sylvinho.
28-vjeçari është rikthyer në Spanjë, ku ka nisur menjëherë fazën e rikuperimit. Shtypi iberik nuk bën të ditur kohën që do i duhet sulmuesit për t’u rikthyer në fushën e lojës.
As klubi i Granadës nuk ka dhënë një afat rreth periudhës që do i duhet Uzunit për t’u riaftësuar, ndonëse mund t’i duhen disa ditë për të lënë plotësisht pas krahëve problemet në tendinën e Akilit.
Uzuni është një nga elementët më të rëndësishëm të Granadës dhe mungesa e tij është një problem për stafin teknik. Që nuk do ta ketë në dispozicion shënuesin më të mirë të skuadrës.

