Verona mposhti Leçen 0:1 si mysafire në kuadër të xhiros së 28-të të Serisë A italiane, një ndeshje në stadiumin “Via del Mare” që është shënuar me një skandal të paprecedentë pasi trajneri i vendasve ka goditur me kokë një prej lojtarëve miq.

Roberto D’Aversa ishte dukshëm i zemëruar me humbjen e ekipit të tij, duke e bërë atë të bënte një lëvizje skandaloze dhe të godiste me kokë Thomas Henry.
Kamera ka kapur momentin kur D’Aversa fillimisht ishte në një përplasje verbale me Henry-n, më pas për tronditjen e të gjithëve, në prani të arbitrit, ai goditi me kokë lojtarin e Veronës dhe më pas u kthye dhe u drejtua për në tunelin e stadiumit.
Si Henry ashtu edhe D’Aversa përfunduan duke marrë kartona të kuq.
shtë e qartë se D’Aversa do të pezullohet automatikisht për shkak të kartonit të kuq, por mediat e Apenineve shkruajnë se pezullimi do të jetë i rëndë sepse kamera regjistroi lëvizjen e turpshme të trajnerit të Leçes.
Fitorja e sotme ishte e dyta radhazi e Veronës dhe e gjashta në total këtë sezon, të cilën ua solli Michael Folorunsho me gol në minutën e 17-të.
Ajo arriti në vendin e 13-të me 26 pikë, një më shumë se Leçe në pozitën e 15-të.

