Paris Saint-Germain triumfon edhe në Spanjë, me kampionët e Francës të cilët triumfuan 0-2 ndaj Real Sociedad (1-4 rezultati i përgjithshëm).

Në ‘’Reale Arena’’, Kylian Mbappe ishte protagonist absolut, me sulmuesin që realizoi dy golat e kësaj sfide.
25-vjeçari zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15’ duke shfrytëzuar në maksimum pasimin e Dembele, një gol që vendosi pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Sociedad provoi të ndryshonte ndeshjen, por nuk ia doli, kjo pasi Mbappe shënoi përsëri shumë shpejt. Francezi shënoi në minutën e 56’ këtë herë pas asistimit të Kang-In Lee.
Në fund, baskët rihapën ndeshjen me anë të Mikel Merino në minutën e 89’, por ishte një gol që nuk ndikoi në llogaritë e kualifikimit.
Kështu, PSG siguron kualifikimin në çerekfinale falë rezultatit të përgjithshëm 4-1, në një sukses ku Mbappe tregoi të gjithë potencialin e tij, por edhe rëndësinë e tij në organikën e Luis Enrique pas një periudhe jo të lehtë.

