Mesjava do të sjell ndeshjet e xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në këtë xhiro kemi përplasje ndërmjet dy ekipeve shqiptare, me Voska Sportin që do të luaj me Gostivarin në Ohër.

Kampionët në fuqi, Struga në shtëpi do të presin Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Shkupi do të luaj në Shtip kundër Bregallnicës.
Skuadra e Shkëndijës në këtë xhiro do të përballet me Brerën në Strumicë, përderisa në dy ndeshjet tjera në program takohen Vardari – Rabotniçki dhe Tikveshi – Sileksi.
Të gjitha këto takime zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 14:00.

