U gjakos dhe rrezikoi jetën në fushën e lojës, ja si arbitrja anësore u përplas frikshëm me kameramanin (video)

Në ndeshjen Betis-Athletic (3-1), të luajtur në “Benito Villamarín”, u përjetua frika e madhe në fushën e blertë. Ishte minuta e 13-të e lojës, momenti në të cilin Chimy Ávila shënoi (1-0) golin e tij të parë me fanellën e Betis.

Mirëpo, për fat të keq, e gjithë vëmendja shkoi te Guadalupe Porras, arbitrja anësore, e cila pësoi një goditje të rëndë nga përplasja me kameramanin që filmonte. Me fytyrë të përgjakur dhe disi e trullosur, ajo nuk mundi ta vazhdonte gjykimin. Duhej të evakuohej me barelë e pastaj ambulancë për të marrë kujdesin mjekësor në spital.

Momenti në të cilin ndodhi goditja e jashtëzakonshme mes kameramanit dhe Guadalupe Porras u kap nga tribuna dhe u bë “virale” në rrjetet sociale. Fakti që kamerat janë kaq afër fushës është diçka që tashmë ka shkaktuar diskutime në më shumë se një rast.

Kjo lloj përplasjeje ishte diçka që herët a vonë do të ndodhte. Shefi i arbitrave spanjollë, Iturralde, i dërgoi një mesazh La Liga-s, të cilën e fajësoi për atë që ndodhi: “Kanë futur kamerat deri në dhomat e zhveshjes, ku të duan… Shumë mirë, më duket se janë aty ku duhet, por në fushën e futbollit ka rregulla. Dhe e para që nuk respekton ato është vetë La Liga”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close