Ronaldo shënon gol në fitoren e Al Nassr përballë Al Shabab

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkëlqejë në elitë e futbollit të Arabisë Saudite.

Ronaldo ka arritur të shënojë njërin nga tri golat e Al Nassr përballë Al Shabab në udhëtim me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite, shkruan Gazeta Express.

Portugezi realizoi në minutën e 20-të për 1:0 nga penalltia. Për Ronaldon ishte goli i 877-të në karrierë dhe i 22-ti në elitën e futbollit arab.

https://twitter.com/FOXSoccer/status/1761806695691383236?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1761806695691383236%7Ctwgr%5E09ce74e13191914df3c718268b09cfcdfdf24956%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fronaldo-shenon-gol-ne-fitoren-e-al-nassr-perballe-al-shabab%2F

Dy golat e tjerë për Al Nassr i realizoi Talisca në minutat 46-të e 86-të.

Për Al Shabab realizuan Carrasco nga pika e bardh në minutat shtesë të pjesës së parë, si dhe Carvalho në të 67-tën.

Me këtë fitore, Al Nassr grumbullon 52 pikë për pozitën e dytë në tabelë, katër më pak se Al Hilali lider.

Në krahun tjetër, ekipi i Al Shabab është i 10-ti me 25 pikë.

Ndeshjen e radhës, Ronaldo me shokë e zhvillojnë ndaj Al Hazm në shtëpi më 29 shkurt, kurse Al Shabab i shkon Al Khaleej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close