Rey Manaj ka vazhduar me formën e tij të shkëlqyer në Turqi, ku ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Sivasporit. Sulmuesi shqiptar ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë në fitoren e skuadrës së tij 4-1 ndaj Pendikspor.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 69-të të ndeshjes, pasi kaloi një mbrojtës mysafirë dhe doli i vetëm përballë portierit, duke finalizuar në rrjetë. Me këtë gol, Manaj arrin në kuotën e 14 finalizimeve në Superligën e Turqisë, përderisa numëron edhe katër gola tjerë në kuadër të Kupës.

