Këtë të enjte u luajtën takimet e para të raundit të 1/16-ave të Conference League.

Ajax ngeci në shtëpi në barazimin 2-2 ndaj Bodo/Glimt, por me miqtë që e mbyllën me dhjetë lojtarë këtë takim, që rezultoi shumë i luftuar.
Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 16’, me Gronbaek që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Hauge.
Megjithatë në minutën e 90’ Bjortuft mori karton të kuq dhe e la skuadrën e miqve me dhjetë lojtarë, ndërsa u dhuroi penallti kundërshtarëve.
Penalltia u mor përsipër të ekzekutohej nga van den Boomen dhe ia doli më së miri duke realizuar në minutën e 90+1’ dhe duke rihapur sfidën.
Në fund rezultati u vendos nga Berghuis, i cili shënoi golin e barazimit për Ajax-in në minutën e 90+7’, duke bërë që ndeshja e parë me Bodo/Glimt të mbyllej me rezultatin 2-2.
Rezultatet e takimeve të para të raundit të 1/16-ave të Conference League:


