Mourinho foli sërish, pas përfundimit të stuhishëm të eksperiencës së tij te Roma. Ish-trajneri verdhekuq, me thashethemet e fundit që do ta shihnin në stolin e Bayern Munich, premton se do të rikthehet menjëherë në rrugën e duhur, duke nisur gjithashtu një sulm ndaj Friedkins:

“Garat evropiane kanë rifilluar, veçanërisht Liga e Kampionëve, ndoshta kompeticioni më i rëndësishëm në kalendarin e futbollit botëror. Unë nuk do të jem në këto faza finale, jo sepse jam eliminuar tashmë në fushën e lojës, por sepse jam “eliminuar” nga dikush që di pak për futbollin.
Kjo është jeta, plot ulje-ngritje. Gjithsesi po rritem, pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë. Do të kthehem me më shumë entuziazëm dhe besim në këto ndeshje të UEFA-s”.
Mourinho kujtoi Chelsea-Barcelona: “Megjithatë, situata duhet të ndryshojë kur rezultati i ndeshjes së parë është i ndryshëm, d.m.th kur përfundon me disfatë. Pastaj duhet të mendoni se çfarë duhet të bëni, si të përfundojë ndeshja e dytë.
Unë shpesh e rishikoj ndeshjen e parë, përpiqem të gjej gabimet e mia dhe të të gjithë ekipit, mendoj se çfarë kam bërë në përgatitjen për atë ndeshje dhe çfarë duhet të bëj në ndeshjen e kthimit për t’u kualifikuar.
I përgatis lojtarët taktikisht, sepse ata janë të motivuar vetëm duke luajtur një kompeticion kaq të rëndësishëm. Unë jap një shembull tjetër nga koha kur isha trajner i Chelsea. Në vitin 2005 humbëm ndeshjen tonë të parë në Katalonjë 2-1.
Më duhej të gjeja një mënyrë për të kapërcyer skuadrën e fortë të Barcelonës, por e dija se çfarë duhej të bënim për të dërguar Puyol, Deco, Xavi, Iniesta dhe Ronaldinho në shtëpi. Duke qenë se unë dhe lojtarët e dinim këtë, fituam 4-2 dhe shkuam në raundin tjetër”.

