Taghi Askar është zhytësi 100-vjeçar iranian, i cili ende “garon” në Kampionatin Botëror (VIDEO)

Ai quhet Taghi Askar dhe në rininë e tij ishte zhytësi më i madh në Azi dhe më i rëndësishmi në Iran. 

Sot, në moshën 100-vjeçare, ai vazhdon të zhytet në eventet Masters dhe udhëtoi nga Irani në Doha për të treguar talentin e tij në Kampionatin Botëror të Ujit. 

Zhytësi 100-vjeçar iranian u hodh nga një platformë 1 metër para garës për femra në 3 metra dhe u përlot pasi doli nga uji. 

VIDEO

Taghi Askar 73 vjet më parë fitoi medaljet e argjendta dhe të bronzta në Lojërat inauguruese aziatike në Nju Delhi (1951) dhe 59 vjet më pas u tërhoq nga aksioni aktiv. 

“Kur garoja në nivel kombëtar, kampionati i fundit ku kam marrë pjesë ishte në moshën 41-vjeçare”,- tha 100-vjeçari dhe vazhdoi: “Gjithmonë e kam dashur zhytjen që kur isha adoleshent e deri më tani. Kam ndryshuar performance ime që nga viti 1951 e deri më tani!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close