Ndërhyrje horror, “plagoset” Sergio Busquets në miqësoren e Japonisë (VIDEO)

Inter Miami, pas 0-0 në 90 minuta, humbi me penallti (4-3) në miqësoren që luajti kundër Vissel Kobe në Japoni. Në një ndeshje në të cilën startuan Luis Súarez dhe Jordi Alba, ndërkohë që Leo Messi doli në fushë vetëm në minutën e 60-të, Sergio Busquets u rrëzua i dëmtuar.

Ish-lojtari i Barcelonës pësoi një ndërhyrje horror në minutën e 20-të të ndeshjes, që e dërgoi në dhomat e zhveshjes. Osako goditi topin dhe nga inercia shkeli në kyçin e majtë të spanjolit, i cili u përkul plotësisht në një rënie shumë spektakolare. Me gjeste të dukshme dhimbjeje, ish-ndërkombëtari spanjol u përpëlit në bar.

Një veprim i ashpër që bëri që ai të trajtohej fillimisht në fushën e Stadiumit Kombëtar në Tokio. Busquets u largua nën pushtetin e dhimbjeve… por i çalë, Bright hyri në vend të tij në minutën e 25-të.

Përmasat e dëmtimit do të shikohen, dy javë para fillimit të MLS, më 22 shkurt, ndaj Real Salt Lake për Inter Miami. Busquets është një pjesë kyçe për Tata Martinon.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close