Sipas The Athletic, Al-Ittihad nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Mo Salah dhe është i
gatshëm t’i paguajë Liverpool-it 200 milionë paund për yllin egjiptian!

Me Salah që mund t’i thotë lamtumirë klubit në qershor, gjuetia për një zëvendësues të
mundshëm ka nisur në Liverpool. Emrat në tabelën e Reds, raporton Team Talk, do të ishin dy:
Ansu Fati, tani te Brighton (por në pronësi të Barcelonës) dhe Raphinha, që aktualisht luan për
katalanasit.
Kontrata e Mohamed Salah me Liverpoolin do të skadojë në verën e vitit 2025. Por sipas Diario
Sport, Liverpool ka identifikuar anësorin e Bayern dhe ish-lojtarin e Manchester City, Leroy Sané
si zëvendësuesin e 31-vjeçarit egjiptian.
Ndërkohë që edhe Barcelona tregoi interes për Sane, raportet sugjerojnë se gjermani ka
vendosur të mos bashkohet me Barcelonën. Megjithatë nuk përjashtohet rikthimi në
Premierligë, qoftë edhe te Liverpool.
Kontrata e Sanes me Bayernin është gjithashtu e vlefshme deri në verën e vitit 2025 dhe
Bayern aktualisht është duke punuar për vazhdimin e saj. Nëse Liverpool arrin të bindë Sanen
të mos rinovojë me Bayernin, ata mund të bëhen pretendentët kryesorë për nënshkrimin e tij.

