Agron Memedi bëhet ndihmës i Jeton Beqirit te Shkëndija

Shkëndija ka hyrë në ditën e pestë të përgatitjeve në Turqi. Skuadra kuqezi vazhdon të punojë sipas planit të stafit teknik e që në këtë fazë parasheh ngarkesa maksimale në drejtim të ngritjes së nivelit fizik dhe kondicional, pa lënë anësh edhe pjesën tekniko-taktike dhe ndërtimin e lojës. 

Trajneri i terovarëve, Jeton Beqiri dhe stafi i tij po marrin përgjigje pozitive nga futbollistët që në përpikmëri realizojnë planprogramin për këtë fazë. 

Nga dita e sotme stafit teknik të Shkëndijës është kompletuar me Agron Memedin. Ish-mbrojtësi i kuqezinjëve, tashmë disa vite i aktivizuar si trajner te shkolla e futbollit Shkëndija, edhe zyrtarisht bëhet pjesë e stafit teknik. Memedi emërohet ndihmës trajner i Jeton Beqirit, derisa tashmë është pjesë e skuadrës tetovare në Antalia. 

Stafi teknik përfshin gjithashtu Ivan Jovanovskin, i cili mban rolin e trajnerit kondicional, dhe Saledin Mustafi, i cili është trajner i portierëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close