Surpriza në Kupën e Afrikës, Hakimi humb penalti, eliminohet Maroku

Kupa e Afrikës ka mësuar sot emrat e 8 skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni dhe surprizat nuk mundojnë. Kjo, pasi shumë emra të njohur të kontinentit i kanë dhënë lamtumirën turneut në fazën e parë me eliminim direkt.

Pas Egjiptit apo Senegalit që u eliminuan në ditët paraardhëse, sot e kishte radhën edhe skuadra e cila shkëlqeu në Botërorin 2022, Maroku. Skuadra e cila shihej si favorite për të fituar këtë edicion të Kupës së Afrikës, është eliminuar sot në mënyrë të papritur nga Afrika e Jugut, e cila e kishte nisur turneun pa shumë pretendime.

Në sfidën e sotme, ajo ka bërë gjithçka mirë duke shënuar me Makgope golin e avantazhit në minutën e 57 dhe më pas duke u mbrojtur nga sulmet e marokenëve. Këta të fundit kishin mundësinë të barazonin sfidën në minutën e 84-t, por Ashraf Hakimi gaboi një penallti duke goditur traversën.

Në shtesën e ndeshjes, pasi Amrabat u ndëshkua me karton të kuq, erdhi edhe goli i dytë për Afrikën e Jugut me Mokoena i cili vulosi fitoren 2-0 dhe kualifikimin e skuadrës së tij me një goditje dënimi spektakolare.

GOLI I MAKGOPE (VIDEO)

PENALLTIA E HAKIMI (VIDEO)

GOLI I MOKOENA (VIDEO)

ÇEREKFINALET

Nigeri-Angola

Kepi i Gjelbër-Afrika e Jugut

Mali-Bregu i Fildishtë

RD Kongo-Guinea

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close