Rabotniçki afër firmës me tjetër shqiptar, Remi Selmani i bashkohet “Romantikëve”!? 

Skuadra e Rabotniçkit po vijon përgatitjet për gjysmësezonin pranveror në elitë, ndërsa në të njejtën kohë drejtuesit po punojnë edhe për merkaton që të sjellin emra të ri që do ta përforcojnë skuadrën. 

“Sportmania” mëson se emër i ri te Rabotniçki mund të jetë sulmuesi Remzifaik Selmani. Burimet tona jo zyrtare zbulojnë se Selmani dhe skuadra nga kryeqyteti janë në bisedime të avansuara dhe kanë gati firmën për të zyrtarizuar marrëveshjen. 

26 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Gostivarit. Ndërkohë në të kaluarën ai ka luajtur për Partizanin, Mezokovesd, Renovën, Shkëndijën, Llapin dhe Ujpeshtin. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close