Makedonija Gjp humb nga Dinamo Zagrebi, por golin e vetëm e shënon shqiptari Admir Latifi 

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrov ka pësuar humbje me rezultat 4:1 nga gjigandu Dinamo Zagreb në miqësoren e luajtur sot në Kroaci. 

Por, golin e vetëm për ekipin nga kryeqyteti jonë në këtë miqësore ndaj Dinamos e realizoi një shqiptar. 

Admir Latifi është autori i golit për Makedonija Gjorçe Petrovin me 16 vjeçarin që realizoi një supergol. 

Ndërkohë për fitoren e Dinamo Zagrebit u përkujdesën Vidovic, Brodic dhe Kulenovic që realizoi dy herë. 

Kujtojmë se Admir Latifi luan edhe për përfaqësuesen U16 të Maqedonisë së Veriut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close