Shkupi sot ka nisur përgatitjet, ndërsa pasdite ka njoftuar për katër largimet e para të kësaj merkatoje.

Është futbollisti brazilian Queven të cilit në fund të dhjetorit i skadoi kontrata dhe palët nuk kanë rinovuar.
Ndërkohë te Shkupi nuk do të jenë më as Niltinho, Hodzic dhe Abazi, me bardhekaltërit që kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje dypalëshe.
Shkupi ka falenderuar futbollistët për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishin pjesë e skuadrës nga Çairi, duke iu uruar suksese në vazhdim të karrierës.

