Skuadra amerikane e Los Angeles FC njoftoi këtë të shtunë nënshkrimin e Hugo Lloris. Portieri francez 37-vjeçar, kampion bote më 2018 me “Blutë” ka nënshkruar kontratë të vlefshme për vitin e ardhshëm, me dy opsione të tjera. Kontrata Lloris me Tottenhamin skadon në fund të sezonit.


