Drejtuesit e liderit të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut duken serioz në planet e tyre për ndërtimin e një ekipi serioz për elitën vendore. Besa planifikon që mos i’a lë gjithçka verës kur pritet edhe zyrtarisht të promovohen në Ligën e Parë. Që tani ndërtohet ekip me lojtarë të dëshmuar dhe firma e radhës pritet të jetë në mbrojtje. Arsim Lamallari është para firmosjes me Besën. Sportmania mëson ekskluzivisht se palët janë pranë marrëveshjes dhe së shpejti pritet zyrtarizimi. Lamallari ditë më parë u nda me Sileksin ku për dy vite ishte ndër pikat kyçe të skuadrës. U folën ekipe të ndryshme nga elita që synonin 29 vjeçarin, mirëpo duket se Besa ka arritur ta bëjë për vete.


