Reagon ashpër La Liga: “Super Liga është një model i mbyllur!”

Kjo është një turp për UEFA-n, FIFA-n dhe të gjithë ata që janë përfshirë në revoltën kundër Superligës. Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka nxjerrë në fakt një vendim që dënon pozicionin dominues dhe pengesën e konkurrencës së autoriteteve evropiane përballë krijimit të garave disidente. Gjë që tashmë i lë hapur derën krijimit të një kompeticioni të tipit të Superligës.

Padyshim që drejtuesit e këtij projekti janë të gëzuar, ndërsa La Liga nga ana e saj nuk heziton të reagojë ashpër. “Sot më shumë se kurrë kujtojmë se “Superliga është një model egoist dhe elitar. Çdo format që nuk është plotësisht i hapur, me akses direkt, vit pas viti, përmes ligave kombëtare, është një model i mbyllur.  Futbolli evropian tashmë duhet të flasi. Mos insistoni.”

Dhe La Liga thekson gjithashtu, se në vendimin e dhënë nga Gjykata nuk favorizohet domosdoshmërisht projekti i Superligës. “Megjithatë, një kompeticion si projekti i Superligës nuk duhet domosdoshmërisht të lejohet. Gjykata e Drejtësisë nuk komenton, në vendimin e saj, për këtë projekt specifik”,- nënvizon aktgjykimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close