Shkupi rikthehet për të luajtur në Çair, aty ku nesër do të përballet me Rabotniçkin në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor.

Para kësaj ndeshje nga tabori bardheblu ka folur sulmuesi i krahut, Kristijan Trapanovski.
“Para nesh kemi një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme. Shpresoj që do të jemi në nivelin e duhur dhe të vazhdojmë serinë e paraqitjeve të mira. E respektojmë ekipin e Rabotniçkit, por në plan të parë kemi që të shënojmë rezultat pozitiv dhe ta arsyetojmë besueshmërinë e publikut tonë”, është shprehur Trapanovski, i cii në ndeshjen ndaj Ohrit ishte autor i një goli dhe në një tjetër ishte asistues.
Ndeshja Shkupi – Rabotniçki luhet të dielën në stadiumin e Çairi me fillim në ora 13:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Kavadari, Stojançe Tërpevski.

