Pavarësisht se ka shkëlqyer si anësor në sezonet e mëparshme, jo më pak për shkak të pranisë së Harry Kane në pjesën e përparme të sulmit, koreano-jugori Heung-min Son është vënë në pah këtë sezon te Tottenham në një pozicion më të centralizuar, si sulmues i parë, teksa ai tashmë ka 8 gola dhe një asistim në 11 ndeshje.

Trajneri Ange Postecoglou rrezikoi, por ndryshimi dha frytet e tij dhe tashmë në ‘Sky Sports’ ai e justifikoi vendimin e tij, madje duke e krahasuar yllin… me Cristiano Ronaldon.
“Kishte gjithashtu një lojtar të tillë te Manchester United, Cristiano (Ronaldo). Son filloi si anësor, por gjithmonë e ndjeja se ishte një finalist i mrekullueshëm, lëvizja e tij është e pazakontë dhe mendoj se ai është mjaftueshëm inteligjent për të luajtur më në qendër.
Gjithmonë më ka pëlqyer ritmi i tij i punës, mënyra se si ai shtyp. Kjo është ajo që nis procesin tonë të mbrojtjes, e dija që ai duhej ta bënte. Ishte diçka që e kisha në mendje dhe funksionoi”,- shpjegon trajneri 58-vjeçar.
Duhet theksuar se Tottenhami ka mundur 2-1 Crystal Palace këtë të premte, duke shtuar kështu fitoren e tetë në 10 ndeshje në Premier League. Spurs aktualisht janë në krye të kampionatit me 26 pikë, pesë më shumë se Manchester City dhe Arsenali, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak.

