FC Shkupi ka gjetur trajnerin e ri që do ti udhëheq në periudhën në vijim. “Sportmania” mëson se Mladen Zizovic ka marrë drejtimin e klubit nga Çairi. Palët kanë arritur akordin dhe sipas burimeve tona, Zizovic ka nisur me punë te Shkupi, ku sot ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me futbollistët bardheblu.

Bëhet fjalë për trajner 42 vjeçarë që vjen nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai gjatë karrierës së tij ka udhëhequr ekipe si Al Kholood që ishte së fundmi, ndërsa më herët ka drejtuar skuadrat Sloboda Tuzla, Zrinjski Mostar dhe Radnik Bijejl.

Zizovic te Shkupi do të zëvendësoj Xhihad Arslanin që u largua para disa ditëve. /Sportmania/

