Ëndërra e Strugës përfundon në Islandë, kampionët e vendit eliminohen nga Breidablik

Përfundon rrugëtimi i Strugës në fazën play-off të Conference League. Kampionët e Maqedonisë së Veriut mbyllën aventurën e tyre në Europë pasi u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë ndaj Brediablik me rezultatin 1-0 në Islandë.

Të besuarit e Shpëtim Duros u mundën me të njëjtin rezultat edhe në Ohër një javë më parë, por misioni i përmbysjes në Islandën e largët nuk u finalizua me suksesin e dëshiruar. Gjithsesi, përvoja e parë e ekipt të Duros në Europë ishte më se pozitive.

Në ndeshjen e kthimit vendosi vetëm goli i Einarsson që realizoi në minutën 3-të.

GOLI I EINARSSON

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close