Suad Sahiti: I lumtur për golin, ndeshjen ndaj Shkëndijës luajmë për qytetin dhe ”Shvercerat”

Shkupi fitoi Gostivarin me rezultat 3:1 në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

Një nga autorët që u përfshi në listën e golashënuesve ishte edhe Suad Sahiti, me kosovarin që ka folur pas ndeshjes. 

“Normalisht ka qenë një ndeshje e vlefshme për neve dhe gjatë javës kemi punuar për ti marrë tre pikë. Jemi gëzuar për fitoren dhe besoj që e kemi merituar. Jam i lumtur edhe për golin, por më shumë për ndeshjen që kemi bërë dhe për fitoren”, ka thënë Suad Sahiti. 

Ai gjithashtu ka folur edhe për ndeshjen e radhës në kampionat, ku Shkupi do ta luaj me Shkëndijën. 

“Ndeshja ndaj Shkëndijës e dimë se është derbi. Do të përgatitemi dhe do të futemi si për çdo ndeshje për fitore. “Shvercerat” janë lojtari jonë i 12-të dhe normalisht ne luajmë për ata, për klubin dhe për qytetin”, është shprehur Sahiti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close