Shkupi dhe Shkëndija regjistruan fitore në ndeshjet e xhiros së pestë të Ligës së Parë që u zhvilluan sot pasdite.

Shkupi mundi Gostivarin në Çair me rezultat 3:1, ku golat për ekipin e Xhihad Arslan i realizuan Hoxhic, Sahiti dhe Vosha, përderisa për gostivarasit gjeti rrjetën Potuk.
Ndërkohë Shkëndija bëri “çmendurinë”, duke triumfuar me përmbysje ndaj Rabotniçkit në minutat shtesë. “Romantikët” ishin në epërsi deri në minutën e 90-të me golin e Kagimus, përderisa tetovarët në minutat shtesë shënuan dy gola me anë të Ditas dhe Krasniqit.
Voska nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Tikveshit. Brera pësoi humbjen e parë në këtë sezon, pasi u mund nga Bregallnica me shifra 1:0, ndërsa Sileksi – Makedonija Gjorce Petrov u ndan me barazim 2:2.

