Voska Sport do të luaj sot në Kavadar ndaj Tikveshit për ndeshjen e xhiros së 5-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

Para kësaj sfide, nga tabori i Voskas, ka folur Fatih Ismaili.
“Për ne si skuadër debutuese në Ligën e Parë dhe ekip me shumë futbollist të ndryshëm që kemi ardhur këtë verë te Voska Sport, çdo ndeshje është e rëndësishme, por në të njejtën kohë edhe e vështirë. Synimet e të gjithë neve në skuadër janë që të marrim maksimumin e pikëve në çdo ndeshje të kampionatit, ashtu do të jetë edhe me Tikveshin. Shkojmë në Kavadar për të dhënë secili prej futbollistëve më të mirën nga vetja dhe në fund të marrim atë çka dëshirojmë. Kemi punuar maksimalisht gjatë javës dhe jemi të përgatitur për lojë. Shpresojmë të marrim fitoren e dytë të sezonit dhe të vazhdojmë ashtu edhe në të ardhmen”, ka thënë Ismaili.

