Omer Bunjaku ka marrë edhe zyrtarisht punën e drejtorit sportiv te skuadra e Ballkanit në Kosovë.

Shkupjani ishte paralajmëruar disa ditë më herët që do të merr këtë post te skuadra kampione, ndërsa pasditen e sotme është shfaqur edhe në stërvitjen e Ballkanit, ku ka nisur zyrtarisht me punën, ndërsa për të njejtën ekipi kosovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare.
Bunjaku e njeh mirë këtë detyrë, pasi gjashtë vitet e fundit ishte pjesë e FC Shkupit, ku ndërtoi ekipin e Çairit me futbollist në nivel që çdo sezonin ishin pjesë e garave europiane, përderisa në vitin 2021 u shpallën edhe kampion.
Bunjaku në këtë post e zëvendëson Nderim Nexhipin që u largua për të vazhduar me punë te Manisa në Turqi.

