Besir Demiri është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit në Kosovë.

Sipas gazetës Enigma, futbollisti nga Maqedonia e Veriut ka firmosur me ekipin gjilanas.
Demiri vjen pas transferimeve të bujshme të ‘kuqebardhëve’ si Betim Halimi, Dajan Shehit, Elvedin Heric dhe Edi Bashës. Te Gjilani gjatë ditëve në vijim priten të zbarkojnë edhe shumë ardhje të tjera.
Ndryshe Gjilani barazoi 0-0 me Prishtinën në kuadër të xhiros së dytë kampionale.
Ndërkohë, Besir Demiri së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit.

