Ardian Nuhiu: Mund të shënonim më shumë gola, por menaxhuam mirë ndeshjen

Shkëndija të dielën koleksionoi fitoren e dytë kampionale në po aq ndeshje, duke mundur 2:1 Tikveshin në Kavadar. Çinari dhe Elezi sollën golat e fitores, derisa kuqezinjtë menaxhuan pjesën e dytë kur në rezultat 2:1 vendasit sulmonin me gjithë forcat duke kërkuar barazimin. Trajneri Ardian Nuhiu vlerëson nivelin dhe karakterin e skuadrës që doli me tre pikë në një fushë të vështirë. 

A. Nuhiu: “Pa diskutim që jam shumë i kënaqur, më gëzon shpirti luftarak i grupit. Në këtë fushë gjithashtu edhe kundërshtari ishte në eufori sepse ishte në një start shumë të mirë. Por dëshira e madhe, lufta që bënë djemt dhe mënyra që gjetën ata për të fituar ndeshjen ishte për lëvdata. Realisht kemi futbollistë cilësorë të cilët duan ta kemi topin, ta qarkullojmë, mirëpo në këtë fushë ishte e pamundur. Përgëzoj djemtë për mënyrën si menaxhuan ndeshjen, luftuam deri në fund, ndërsa me pak më shumë koncentrim në pjesën e parë mund ta risnim epërsinë. Ndodhi të pranonim gol, mirëpo realisht e kemi menaxhuar mirë pjesën e dytë dhe me plotë meritë kemi fituar.”

…mund të mbyllej më herët ndeshja…

A. Nuhiu: “E kemi folur në mes dy pjesëve sepse ishte mëkat mos shënonim më shumë pas një pjese të parë shumë të mirë nga ne. Të bësh ato pasime e kombinime në këtë fushë duhet vërtet të kesh cilësi, gjë që futbollistët tonë e kanë. Me dije të madhe, me mënyrën si lëvizën vërtet ishte perfeksion edhe të njëri edhe te tjetri aksion te të dy golat. Fatkeqësisht mungoi një pasim për golin e tretë për ta mbyllë ndeshjen që në pjesën e parë. Ishte shumë me rëndësi ta fitojmë ndeshjen dhe të kemi vazhdimësi të rezultateve pozitive.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close