Lewandowski emëron pesë sulmuesit më të mirë në botë sipas tij

Ylli i Bayern Munich, i cili shihet si një nga më të mirët në pozitën e sulmuesit, ka përmendur pesë emra, përjashtuar të vetin, si sulmuesit më të mirë.

Një emër bën pjesë në këtë listë që luan në Bundesliga, dhe ai nuk është Erling Haaland.

“Pyetje e vështirë. Por, nëse flasim për ‘9’, unë do të thoja: Karim Benzema, Timo Werner, Luis Suarez, Sergio Aguero dhe Kylian Mbappe”, ka thënë Lewa, transmeton lajmi.net.

Mund të jetë e befasishme mbetja jashtë kësaj liste e Harry Kane, por duket se ylli polak ka preferenca të tjera. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close