Shkëndija pa Ennur Totren ndaj Voska Sportit

Shkëndija e nis sezonin e ri në kampionat në transfertën ndaj Voska Sportit, por në këtë ndeshje të parë nuk do të ketë në radhët e veta mesfushorin, Ennur Totre.

Nga Shkëndija komunikojnë se Bruno Dita dhe Almir Aganspahiç janë kthyer dhe ditët e fundit kanë punuar me ngarkesa maksimale, pasi ishin ankuar në dëmtime. Të dy janë rikuperuar dhe do të jenë në kombinim për ndeshjen me Voskën. Fatkeqësisht diçka e tillë nuk mund të thuhet për Ennur Totren, që vazhdon të ndjejë shqetësime me gjurin dhe nuk do të jetë i disponueshëm për lojë. Mesfushori stërvitet individualisht dhe në mbikqyrjen e trajnerit kondicional dhe mjekut të klubit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close