Maqedonia Veriore anulon dhe shpall të pavlefshëm sezonin në basketboll, reagon lideri i tabelës

Bordi i Drejtorëve të Federatës së Basketbollit në Maqedoninë Veriore kanë marrë vendim që të anulojnë sezonin.

Sezoni do të anulohet, por edhe do të shpallet i pavlefshëm, duke mos u marrë parasysh renditja aktuale, transmeton lajmi.net.

Këtë vendim të federatës do ta kundërshtoj lideri i tabelës MZT Skopje, të cilët kanë thënë se nuk pranojnë vendimin, përderisa nuk njihen si kampionë.

Ata do ta dërgojnë vendimin edhe në gjykatë, dhe siç thonë në komunikatën e klubit, do të jenë në luftë me Pero Antic dhe KFSM. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close