Borussia Dortmund luan ndeshjen e parë pas pandemisë Covid-19 kundër skuadrës së Schalke 04.

Para kësaj ndeshje, trajneri i BVB, Lucien Favre, ka konfirmuar se Axel Witsel dhe Emre Can do t’i mungojnë skuadrës së tij.
“Axel Witsel dhe Emre Can nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës. Ne shpresojmë që ata të kthehen së shpejti”, ka thënë Favre, transmeton lajmi.net.
Tutje, trajneri francez ka folur edhe për mundësinë e dhënë nga FIFA, që skuadrat të kryejnë pesë zëvendësime.
“Jam i lumtur që ne mund të kryejmë pesë zëvendësime të lojtarëve gjatë ndeshjes. Është një ide shumë e mirë dhe do të jetë e domosdoshme”, ka thënë trajneri i Dortmund.
Zëvendësimet në numër më të madh shihen si mjet për mënjanimin e dëmtimeve të lojtarëve, pasi ata kanë pauzuar për thuajse dy muaj. /Lajmi.net/

