Lëvizje të papritura në F1: Vettel te Mercedes, Ricciardo te McLaren, Alonso te Renault

Sigurisht që lëvizja më e madhe do të ishte kalimi i Sebastian Vettel te Mercedesi, ku do të krijonte një “ekip ëndrrash” së bashku me Lewis Hamilton.

Skuadër do të ndërrojë edhe shoferi i Renault, Daniel Ricciardo, që do të zëvendësojë Carlos Sainz te McLaren, raporton BBC, përcjell lajmi.net.

Sipas burimit, skuadra tashmë është e gatshme të nënshkruajë një kontratë me australianin për sezonin 2021, por menaxhmenti është duke pritur largimin zyrtar të Carlos Sainz, kontrata e të cilit me Ferrarin do të konfirmohet shumë shpejtë.

Sa i përket Renault, vendi i Daniel Ricardos mund të zëvendësohet nga dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close