Çinari: Shumë nga tifozët e Shkëndijës më kanë dërguar mesazhe, ju premtoj se do të jap maksimumin

Erald Çinari është futbollisti kë i ri i Shkëndijës së Tetovës. Këta të fundit pasditën e kësaj të mërkure prezantuan Çinarin, ndërsa sulmuesi shqiptar ka folur edhe fjalët e para si kuqezi. 

“Ndjehem shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj me stërvitje dhe ndeshje. Shumë tifozë të Shkëndijës më kanë dërguar mesazhe në rrjetet sociale dhe më kanë bë të ndjehem jashtëzakonisht mirë. Shkëndija është një nga ekipet më të mira në trojet shqiptare dhe për mua është një kënaqësi e madhe të jem pjesë e këtij ekipi. Për tifozët e mrekullueshëm premtoj se do të jap maksimumin për të arritur objektivat që ka klubi“, u shpreh Çinari për Shkëndija Channel pas firmosjes së kontratës me kuqezinjtë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close