Në një organizim solemn të organizuar nga Këshilli Organizativ për përgatitjen e librit dhe Bashkësia Lokale e fshatit, të premten mbrëma u promovua libri “Sporti në Uzurmisht” me autor Xheladin Aliu.
Histori, ngjarje, fakte e fotografi të mbledhura të gjitha në një libër me emra e aktorë që kanë vepruar ndër vite për fshatin Uzurmisht të Komunës së Zhelinës në Tetovë, do të jenë një pasuri me kujtime nga e kaluara dhe udhërëfim për gjeneratat e ardhshme të vendbanimit në fjalë.
Promovimi u bë në praninë e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve nga Uzurmishti e rrethina, me mysafirë spacial legjendën e futbollit tetovar dhe trajner të Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani, ndihmësin e tii Bashkim Livoreka, ish-futbollistin e trajnerin, Nexhbedin Sinanin, organizatorët mes tjerash ndanë dhurata e mirënjohje për gjithë ish-futbollistët e fshatit, ndërsa nuk munguan mirënjohjet edhe për ekipet e fshatrave për rreth, që dikur ishin kundërshtar në terren, e miq jashta garës.
Mbrëmja u mbyll me një koktej rasti ku gjithë të pranishmit vazhduan shoqërimin e duke kujtuar me nostalgji të kalurën e bukur.
