Sulmuesi shkupjan, Husein Demiri në gjysmësezonin e mbetur nuk do të jetë pjesë e Gostivarit. Demiri është larguar nga skuadra që garon në Ligën e Dytë dhe do të kërkojë një ambient të ri. Shkupjani te Gostivari u transferua në janar të këtij viti, duke ardhur nga Teteksi, përderisa viteve të fundit ishte pjesë e futbollit kosovar me ekipet FC A&N, Dukagjini e Ferizaji. Ai më herët ka luajtur edhe për Shkupin, Makedonija Gjorçe Petrovin, Rabotniçkin dhe Vëllazërimin.
