Ikona e NBA: Duhet ta mbyllim këtu sezoni

Shaquille O’Neal, një nga legjendat e NBA-së, nuk përdor rrugë të mesme, por flet qartë për të ardhmen e këtij sezoni (2019-2020).Ai shprehet se tashmë çdo gjë ka marrë fund (sezoni është ndalur që në mars prej coronavirus) dhe është më mirë për NBA-në të deklarojë të mbyllur këtë sezon se sa të përdorë lojëra fjalësh.“Mendoj se duhet ta mbyllim këtu sezoni. Të gjithë qëndrojnë në shtëpi, të qëndrojnë të shëndetshëm dhe kthehemi sezoni tjetër. Pse na duhet të bëjmë një play off me vrap? Kushdo që ta tojë titullin në atë mënyrë do të përflitet, nuk do të kenë respektin që kanë zakonisht kampionët”, tha O’Neal.“Mund të ndodhë që një ekip që nuk ka patur deri më tani rezultate të gjejë formën e duhur në play off dhe të fitojë. Sërish askush nuk do ta respektojë. Ndaj, ta mbyllim këtu. Më mirë të shqetësohemi për shëndetin tonë dhe të fansave. E di se si ndihen lojtarët, por nëse sezoni rinis, cilado skuadër të fitojë, do të jetë antipatike”, tha O’Neal

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close