Ylli suedez i futbollit, i cili aktivizohet me skuadrën e Milan, Ibrahimovic, është kthyer në Itali.

Ibra kaloi periudhën e izolimit në Suedi, ku rregullat nuk ishin aq strikte sa në Itali, por tashmë është kthyer në Milano. Lojtari është i detyruar të qëndrojë 14 ditë në vet-izolim. Pas këtij izolimi, Ibrahimovic mund t’i bashkohet skuadrës për seancat stërvitore, të cilat tashmë kanë filluar.
Sulmuesi gjithashtu do t’iu nënshtrohet edhe testeve për Covid-19, në qendrën ‘Milanello’.

