Shkëndija sot në Kratovë kundër Sileksit do të duhet të bëjë pa shërbimet e kapitenit Egzon Bejtullai. Është kjo pa dyshim një mungesë shumë e rëndësishme për ekipin e Qatip Osmanit, duke pasur parasysh rëndësinë që ka Bejtullai në mbrojtjen e “kuqezinjëve”.

Bejtullai pas ndeshjes me Skopjen u ankua në shqetësime në kofshën e prapme të këmbës së majtë, ndërsa pas egzaminimeve mjekësore u vërtetua se nuk mund të luajë kundër Sileksit.
Egzon Bejtullai nuk është mungesa e vetme te Shkëndija për ndeshjen kundër Sileksit, pasi për shkak kartonëve, të drejtë loje nuk do të ketë edhe mbrojtësi i krahut, Mevlan Murati.
Ndeshja Sileksi – Shkëndija zhvillohet në Kratovë me fillim në ora 13:00.

