Mahrez launte një sezon madhështor me Leicester City, kur edhe shpallej kampion, duke bërë që vëmendja për të të ishte shumë e madhe.

Gjigantët e Premierligës dhe jo vetëm, u interesuan maksimalisht për algjerianin që më vonë zgjodhi t’i bashkohej Man City. Në mesin e skuadrave të interesuara ishte edhe Liverpool, siç ka bërë të ditur vet lojtari.
“Para se të arrija marrëveshje me Manchester City, kishte interesim nga ana e Liverpool, por sapo ata arritën marrëveshje me Mohamed Salah, përfundoi gjithçka”, ka thënë Mahrez.
Sezoni i parë me Man City nuk ishte më i miri i mundshëm për algjerianin, por këtë vit ai po shkëlqente nën Guardiolan, para se sezoni të suspendohej.
Suksese të mëdha lojtari arriti edhe me kombëtaren e Algjerisë, duke fituar Kupën e Afrikës 2019.

