Qatip Osmani: ”I kënaqur që kam Dorievin në skuadër”

Dy gola dhe një asist që negativën 1:0 e përkthejnë në triumf 3:1 për Shkëndijën e Tetovës. Ky ishte efekti i reprezentuesit Ljupço Doriev, në duelin e të dielës Pobeda-Shkëndija, duke u dhënë kuqezinjëve fitoren dhe tre pikë të rëndësishme në luftën për kreun. I kënaqur me performansën e sulmuesit nga Strumica është shprehur trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, që ka përgëzuar Dorievin dhe gjithë skuadrën për interpretimin e ndeshjes.

Futbolli është sport ekipor dhe fitoret e humbjet vijnë si rezultat i ekipit. Sigurisht jemi të kënaqur që në skuadër kemi individë që kanë aftësi të bartin ekipin me cilësinë e tyre dhe Doriev është i dëshmuar për këtë. Shënoi dy gola të bukur, asistoi për Shalën dhe gjithë ndeshjen ishte në lartësinë e duhur në shërbim të ekipit. E përgëzoj për super performansën, por meritat janë të gjithë ekipit dhe i uroj çunat për fitoren e sotme“, është shprehur pas ndeshjes së djeshme trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close