Braziliani i famshëm përfundoi karrierën, të gjithë do ta kujtojnë për këtë gol (VIDEO)

Ish-futbollisti brazilian Ramirez njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar.

Ramirez (35 vjec) e luajti ndeshjen e tij të fundit gati dy vjet më parë për Palmeiras dhe duke qenë se nuk gjeti ekip të ri, vendosi t’i japë fund karrierës së tij si lojtar. Në rrjetet sociale ai ka falënderuar të gjitha klubet, fanellat e të cilave ka veshur. Futbollisti brazilian ka luajtur për Joinville, Cruzeiro, Benfica, Chelsea, Jiangsu dhe Palmeiras. Me Chelsea, ai fitoi nga një trofe në Premier League, FA Cup, League Cup, Champions League dhe Europa League, shkruan abcnews.al.

Ramirez theksoi veçanërisht se performanca e tij për kombëtaren braziliane në dy Kupat e Botës (2010 dhe 2014) ishte suksesi më i madh në karrierën e tij. Ai luajti 52 ndeshje për kombëtaren braziliane dhe shënoi katër gola. Me ekipin kombëtar, ai fitoi një medalje bronzi në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008, si dhe Kupën e Konfederatave në 2009. 

GOLI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close