Serena Williams dhe Roger Federer, dy ikona të sportit, kanë njoftuar tërheqjen e tyre brenda pak javësh. Cannavaro është trajneri i ri i Beneventos dhe ai që nuk ka ndërmend të largohet në Serie B është Gianluigi Buffon i cili në moshën 44-vjeçare mbron portën e Parmës: “Vazhdoj të luaj për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse ndihem ende i fortë dhe konkurrues, dhe për të ditur sa vlej nuk më duhen 8 Champions League sepse edhe pa i fituar e di sa i fortë jam.”

Një histori pa fund ajo e Buffon-it, i cili pasi kishte zhvilluar pesë kampionate botërore, shpresonte të mund të luante edhe në Katar ose të paktën të ishte i pranishëm: “E shoh që nuk është fati im. Unë luajta pesë, mund të kisha bërë dy më shumë dhe pyesja veten pse duhet të kisha ndaluar. Gjithmonë i shtyj kufijtë e mi, ndoshta në moshën 58-vjeçare mund luaj të gjashtin.”

