Shkupi dhe Shkëndija ti dhurojnë fanellat e reja zv/kryeministrit

Në takimin e sotëm që Artan Grubi e kishte me kryesitë e dy klubeve më të mëdha në vend, Shkupit dhe Shkëndijës, i njejti ishte përkujdesur edhe për detajet të tipit të pranisë dhe të fanellave të skuadrave si “koreografi” në zyrën e tij. Mirëpo ajo që bie në sy është se të dyja fanellat ishin të modelit të vjetër, kur dihet se si Shkupi ashtu edhe Shkëndija sezonin e ri kanë dizajn të ri të fanellave, me kampionët në fuqi madje që edhe kanë ndërruar kompanin që prodhon veshjet sportive. Në këtë situatë, të dyja skuadrat shqiptare, duhet ti dhurojnë nga një fanellë të re, zv. Kryeministrit të vendit, për ti pasur më të rejat në zyrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close